Osmani në Reçak: E vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe

15 janar 2024 | 15:48

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti e kryekuvendarin Glauk Konjufca, të shoqëruar nga ish-ambasadori i OSBE-së, e dëshmitari kryesor që ndërkombëtarizoi këtë krim, William Walker, kanë vizituar Reçakun, në 25-vjetorin e masakrës.

Nga aty, presidentja Osmani është shprehur se nuk do të mund të mohohet e vërteta se është kryer krim kundër njerëzimit nga regjimi gjenodicial i Millosheviqit.

“Reçak. Aty ku u dëgjua zëri i vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë e jehoi në tërë botën demokratike. Aty ku asnjëherë nuk do të mund të mohohet e vërteta se është kryer krim kundër njerëzimit nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. E vërteta gjithnjë do të triumfojë mbi propagandën serbe”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkim-Prishtina ishte kryendeshja e javës së 14 në Superliga Femrat.…