Osmani në ShBA: Me administratën Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit

07 shkurt 2025 | 14:10

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Uashington ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani në një postim në “Facebook” shkruan se Kosova dhe ShBA-ja kanë një lidhje historike, një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.

“Dje në takim me Brian Mast, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të ShBA-së, diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri. Me administratën e presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka komentuar mbështetjen për PDK-në…