Osmani në Spanjë takon kancelarin gjerman dhe kryeministrin grek
05 tetor 2023
| 16:33
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ka zhvilluar takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Fotografia është publikuar nga Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes.
Për këtë takim nuk është dhënë ndonjë informacion për temat e diskutuara.
Por, para nisjes së samitit Osmani ka thënë se do të përpiqet të zhvillojë takime me liderë të ndryshëm për të diskutuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës nga grupi i armatosur nga Serbia.
Ajo është pyetur edhe për një takim të mundshëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku ka thënë se “njëherë duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë, pastaj të tjerat”.