Osmani në takim me Abottin: Transparenca dhe meritokracia parakusht për institucione kredibile
09 qershor 2020
| 14:58
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar të martën ambasadorin britanik në vendin tonë, Nicholas Abbott.
Në këtë takim u diskutua edhe për çështjet e aktualitetit politik, me theks të veçantë me çështjet që ndërlidhen më dialogun dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.
Kryetarja Osmani ka riaktualizuar kërkesën dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ambasadës britanike.
Në këtë kontekst, të dy u dakorduan për rritjen e transparencës dhe meritokracisë në procesin e rekrutimit të anëtarëve të rinj, në agjencitë dhe ndërmarrjet që janë në kuadër të Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera në nivel të vendit.
(Q.R / Epoka e re)