Osmani në takim me kryeministrin bullgar: Diskutuam për anëtarësim në NATO
10 korrik 2024
| 11:11
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, në margjina të Samitit të NATO-s.
Osmani ka thënë se biseda është fokusuar në partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.