Osmani në takim me liderët rajonalë: Statusi i vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik i BE-së
19 shtator 2023
| 21:59
Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, janë takuar të martën në Nju Jork me ftesë të shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Presidentja Osmani, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se “integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij”, derisa ka shtuar se “dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”.