Osmani në takim me Von der Leyen: Kërkova heqjen e masave aktuale të BE-së ndaj Kosovës

13 dhjetor 2023 | 19:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sonte në Bruksel edhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Osmani shkruan në platformën X, që i ka ritheksuar Leyenit, domosdoshmërinë e heqjes së masave aktuale të BE-së, ndaj Kosovës.

”Një diskutim thelbësor me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, në Bruksel. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Komisionit për Kosovën dhe domosdoshmërinë që masat aktuale të hiqen. Ne mirëpresim Planin e ri të Rritjes, për të cilin Kosova, ka propozuar reforma konkrete”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndarjes së 100 euro nga Qeveria për fëmijët e…