Osmani në Turqi: NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës

27 shkurt 2022 | 14:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Pas vizitave dhe takimeve atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin “TRT”, ku ka folur për nevojën e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

“NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

Citati i Osmanit  është publikuar nga gazetarja Nafisa Latic, e cila e ka intervistuar presidenten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit…