Osmani në varrimin e rreshterit Bunjaku: Sakrifica e tij nuk do të harrohet kurrë
25 shtator 2023
| 16:41
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e varrimit të rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, i cili është vrarë të dielën në veri, ka thënë se ai nuk ishte vetëm mbrojtës i Republikës sonë, por edhe simbol i guximit.
Osmani ka thënë se sakrifica e Bunjakut nuk do të harrohet kurrë e se trashëgimia e tij do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.
“Është detyrë e jona që ta nderojmë sakrificën e Afrimit. Ai nuk ishte vetëm mbrojtës i Republikës, por edhe simbol i guximit. Sakrifica e juaj nuk do të harrohet kurrë teksa trashëgimia juaj qoftë frymëzim për brezat e ardhshëm se si duhet të mbrohet atdheu”, ka thënë Osmani. /EO