Osmani: Në zgjedhje garoj me listën time, s’bashkëpunoj me LDK-në

11 dhjetor 2020 | 22:57

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK-në, teksa është lëshuar në akuza ndaj tyre.

Osmani, e ftuar në një intervistë në RTK, i ka quajtur “përjashtues” LDK-në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani. Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Ajo ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.

“Ne për momentin jemi në diskutime me Vetëvendosjen por nuk është që kemi folur akoma konkret. Këto janë çështje që negociohen dhe në fund ta shohim rezultatin”, ka thënë ajo. Ushtruesja e detyrës së të parit të vendit ka komentuar edhe situatën e krijuar nga Gjykata Speciale, teksa ka shtuar se deklaratat politike për çështje juridike e rëndojnë gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky dhjetor duket i tmerrshëm për suedezët. Mediat e huaja…