Osmani nesër drejton punimet e sesionit plenar të SEECP-së

23 qershor 2020 | 16:36

Këtë vit, për herë të parë, Kosova kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Ndërsa javën e kaluar, më 19 qershor 2020, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka filluar punimet “online” të Asamblesë Parlamentare të (SEECP) me organizimin e konferencës ndërkombëtare, “Të jesh në hap me Evropën”, për të vijuar me sesionin e Komisionit Qendror të Asamblesë Parlamentare të SEECP, e cila është mbajtur të shtunën më 20 qershor 2020.

“Pas dy ditësh të suksesshme pune, të mërkurën, më 24 qershor 2020, do të mbahet Seanca e 7-të Plenare e Asamblesë Parlamentare të SEECP të cilën e kryeson Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, raporton “Epoka e re”

Punimet e këtij sesioni do të fillojnë në orën 09:30 dhe do të zgjasin deri në ora 16:00.

Programi i sesionit plenar të SEECP-së:

1. Miratimi i Agjendës

2. Fjala hyrëse nga presidentja e AP SEECP, dr.Vjosa Osmani Sadriu

3. Diskutimi i folësve/drejtuesve të delegacioneve për temën e Seancës së 7-të Plenare të PA SEECP: “Perspektivat e bashkëpunimit rajonal në epokën pas pandemisë: koha për një integrim më të madh?”

4. Fjalime nga organizata rajonale dhe ndërkombëtare

5. Prezantimi dhe miratimi i dokumenteve të Komiteteve të Përgjithshme

6. Diskutim rreth selisë së Sekretariatit të Përhershëm

7. Miratimi i Deklaratës Përfundimtare

8. Të tjera

Punimet e sesionit plenar do të transmetohen në televizionin publik, në ueb faqen e Kuvendit dhe në kanalin zyrtar të Kuvendit në “Youtube”, nëpërmjet “Livestream”.

Punimet e konferencës do të jenë në gjuhën angleze (gjuhë zyrtare e SEECP).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në…