Osmani nesër e pret në takim ministren e Jashtme të Sllovenisë
15 janar 2023
| 19:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do ta pres në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, të dielën.
Takimi mes Osmanit dhe kryediplomates sllovene do të zhvillohet në ora 11:00.
Fajon pos me Osmanin do të takohet edhe me homologen e saj, Donika Gërvalla.