Osmani nesër takohet me kryetarët e komunave

04 qershor 2024 | 15:09

Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet nesër (e mërkurë) ku do të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve, sfidat e komunave në qeverisjen lokale.

Takimi mbahet në “Hotel Emerald”, me fillim në ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar kritikat e presidentes…