Osmani: Nga e hëna mund të flasim më në detaje për taksën
01 mars 2020
| 15:07
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nga dita e hënë do të diskutohet më hollësisht për çështjen e taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ajo ka bërë me dije se për të njëjtën çështje është diskutuar edhe të premten. “Për taksën jemi takuar të premten, kurse nga e hëna mund të flasim më në detaje për këtë çështje”, ka thënë Osmani.