
Osmani nga Finlanda: Kosova nuk ka qenë kurrë burim tensioni në rajon, Rusia dhe Serbia ndajnë ide të rrezikshme për Ballkani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe një intervistë për median finlandeze “Yle”.
Duke folur për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, Osmani ka thënë se Moska zyrtare ka trefishuar paratë që shpenzon për propaganda dhe për dezinformim në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo tregon se Rusia ka një interes të veçantë për rajonin”, ka thënë presidentja Osmani.
Sipas Osmanit, situata në Ballkanin Perëndimor ka mbetur e tensionuar edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se president serb Aleksnader Vucic mendon njëjtë sikurse Vladimir Putini dhe se të dy mohonë ekzistencën e vendeve fqinje.
“Situata është shqetësuese, pasi Serbia vazhdimisht vepron sipas dëshirës së Rusisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ashtu si Vladimir Putin, mendon në njënyrë mënyrë hegjemoniste që mohon ekzistencën e vendeve fqinje. Kur lexoni shkrimet akademike të vendeve, serbët dhe rusët besojnë se janë popuj të shenjtë nën të cilët duhet të jetojnë të tjerët. Ky lloj mendimi imperialist është i rrezikshëm dhe i përket së shkuarës”, ka thën ajoë.
Për takimin e Porfirije me Vladimir Putinin, Osmani ka thënë se në atë takim është diskutuar hapur për pushtimin e Malit të Zi, Bosnian dhe Kosovo.
Sipas presidentes Osmani disa vendimarrës në BE duket se mendojnë që Vuçiqi mund të frenohet vetëm përmes koncesioneve të cilat e mbajnë atë të lumtur.
“Megjithatë, ajo ka çuar vetëm në dhunë të re”, është shprehur Osmani.
Ajo tutje thotë se i duket e çuditshme që BE-ja po rrit ndihmën për Serbia, ndërkohë që Beogradi zyrtar vazhdon të nxisë dhunën në vendet fqinje dhe shmang zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë bërë.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë burim tensions.
“Në vend të kësaj, vendi ka hapur vazhdimisht derën e miqësisë dhe bashkëpunimit me Serbinë. Serbia nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet e luftës apo krimet kundër njerëzimit të kryera kundër popullit tonë. Nuk kemi kërkuar kurrë hakmarrje, por drejtësi”, ka thënë presidentja e Kosovës.
Sipas presidentes Osmani, Serbia duhet dalëngadalë të mësohet se Kosova është për të qëndruar dhe se nuk ka kthim në të kaluarën.