Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari rezultoi me Pavarësinë e Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot ka ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për ndër të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Osmani nga Prekazi tha se kjo është një sakrificë sublime që rezultoi me Pavarësinë e Kosovës.
“Jemi këtu në Prekaz në vendin që e bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë, dhe në simbol të sakrificës më sublime të komandantit legjendar Adme Jashari, të bacës Shaban, Hamzës, grave dhe fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari së bashku me bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë të tjerë të komandantit legjenda. Sakrificë sublime që e rezultoi me Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ajo para mediave shtoi duhet të jenë përjetësisht mirënjohës për sakrificën që dha familja Jashari e cila do të shërbej si frymëzim për brezat që do të vijnë.
“Por e kemi borxh që kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezi në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që e pagoi populli shqiptar që sot ta kemi shtetin tonë, dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë. Përjetësisht mirënjohës për këtë sakrfiicë dhe trimëri që do të shërbejnë si frymëzim për breza të tërë që do të vijnë”, ka thënë pos tjerash Osmani.