Osmani nga Prizreni: Shtetin e kapur do t’ua kthejmë qytetarëve
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Prizren me ç’rast iu është drejtuar qytetarëve me një fjalim rasti.
Osmani ka thënë se i është futur garës me mesazhin kryesor që “shtetin e kapur nga partitë në pushtet t’ua kthejë qytetarëve”.
“Ne sot kemi një betejë mes ikjes dhe qëndrimit. Mes ikjes dhe qëndrimit ne kemi zgjedhur qëndrimin dhe e kemi zgjedhur përballjen”, ka thënë Osmani.
Më tutje, Osmani ka folur edhe për problemin e largimit të të rinjve nga vendi.
“Rinia mendjen tek largimi nga Kosova. E ne duam që ata pasaportën mos ta kenë dokument për ikje, por ta kenë stemë të krenarisë, të mburren me shtetin e tyre”, ka thënë Osmani.
Ai ka deklaruar se sfidat e punësimit dhe kushtet e punës i ka quajtur “skllavëri moderne”. Në këtë kontekst, Omsani ka dhënë një premtim për të punësuarit.
“Tetë orë pune dhe asnjë sekondë më shumë. Për këtë nuk e kam ndërmend t’i pres inspektorët sepse do të dalë vet në vendin e ngjarjes, do t’i mbrojë ata punëtorë”, është shprehur Osmani.