Osmani: Nga puna e Imri Ahmetit, qytetarët e Lipjanit kanë me çka të krenohen
18 mars 2024
| 14:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës që i ka bërë sot Komunës së Lipjanit ka treguar se po vazhdon vizitat nëpër komuna.
Me këtë rast, Osmani tha se nga puna e kryetarit Imri Ahmeti, lipjanasit kanë me çka krenohen, raporton Ekonomia Online.
Komunën e Lipjanit, Osmani e konsideron si ndër komunat që ka ofruar mundësi të jashtëzakonshme për bizneset.
“Ne sot me Lipjanin po i vazhdojmë vizitat nëpër komuna. Ahmeti është një prej kryetarëve që njihemi më se 20 vite. Nga puna e tij e deritanishme, qytetarët e Lipjanit jam e bindur që kanë me çka të krenohen. Është komunë që ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për bizneset, janë mbi 2 mijë biznese që operojnë këtu. Biseduam edhe për investitorët e jashtëm”, tha Osmani.