Osmani ngushëllon familjen e Smakës: Jetoni me kujtimet më të mira për të

01 janar 2021 | 19:16

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Smaka, me rastin e vdekjes së Riza Smakës.

Osmani thotë se familja Smaka të jetoj me kujtimet më të mira pasi Riza Smaka la pas vetës një trashëgimi të pasur universitare e politike, njofton Klan Kosova

Telegrami i plotë i u.d presidentes Osmani për familjen Smaka:

E nderuar familje Smaka,

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Riza Smakës. Ai kontribuoi në sferën e jurisprudencës, duke qenë edhe anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Profesor Smaka dha kontribut edhe në jetën parlamentare të Kosovës, duke qenë deputet në periudhën 2008-2011.

E nderuar Familje Smaka, jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse ai la pas vetes një trashëgimi të pasur universitare e politike!

Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Smaka!

I përhershëm qoftë kujtimi për të!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe përkundër pandemisë Covid-19, NBA vendosi të rikthehet edhe pse…