Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të gazetarit e politologut Ramush Tahiri

14 gusht 2021 | 13:39

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e gazetarit, politologut, ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në ekzil në vitet e ’90-ta, Ramush Tahiri.

“Me veprimtarinë e tij të pandalshme, z. Tahiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të vendit. Ai u nda nga ju për t’u lënë pas kujtimet për njeriun e mirë e profesionist! Ju do të jetoni me trashëgiminë e begatshme e të tij. Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Tahiri”, thuhet në mesazhin e presidentes Osmani drejtuar familjes së të ndjerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të nderuar veprimtarinë e politologut, gazetarit e analistit politik…