Osmani ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Prishtinës, Salih Gashi

22 prill 2025 | 14:35

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të akademikut dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Salih Gashi.

Ajo ka thënë se Gashi ishte kontribuues i përkushtuar në Universitetin e Prishtinës, figurë e respektuar në qarqet akademike dhe zë i urtë në jetën institucionale e publike të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Salih Gashit, ish-kryetar i Prishtinës, një personalitet i spikatur në jetën publike dhe institucionale të shtetit tonë. Profesor Gashi i përkiste brezit, i cili me përkushtim, dije dhe integritet ndërtoi ura në mes dijes dhe shoqërisë. Ai ishte kontribuues i përkushtuar në Universitetin e Prishtinës, figurë e respektuar në qarqet akademike dhe zë i urtë në jetën institucionale e publike të Kosovës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në arsim, shkencë dhe shoqëri do të mbetet përherë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vijnë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, komunitetit akademik dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Salih Gashin!”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani është mbajtur…