Osmani ngushëllon Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues
02 janar 2024
| 10:52
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka ngushëlluar Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues që ndodhi dje.
Ajo ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë.
“Zemrat tona shkojnë për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Japoni. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që humbën të dashurit e tyre. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin japonez në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar presidentja Osmani në rrjetet sociale.