Osmani njofton për shtyrjen e afatit për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.
Osmani ka bërë me dije se afati është shtyrë deri me 15 maj të vitit të ardhshëm.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për njohjen e statusit, duke thënë se e vërteta duhet të dëgjohet.
Më tutje, Osmani ka thënë se do të qëndrojnë afër viktimave dhe do të bëjnë të pamundurën në ndjekjen e drejtësisë.
“Zëri i juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi i juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Në qëndrojmë në ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim, ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm! Prandaj, aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës”, ka thënë Osmani.