Ajo gjatë një fjalimi në parkun e paqes “Ibrahim Rugova” në këtë qytet, ka thënë se liderët e partive në pushtet kanë dhënë shembull të turpërimit, mashtrimit, vjedhjes dhe abuzimit me shtetin.
Po ashtu, ajo ka thënë se shteti ndërtohet me nder, jo duke vjedhur, teksa është zotuar se shtetin e kapur do t’u kthejnë qytetarëve.
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së ka ngritur edhe shqetësimin e ndërtimit të hidrocentralit mbi Lumëbardhë, për çka ka thënë se si Qeveri së bashku me kryetarin e Pejës do ta parandalojnë dëmtimin e ambientit në Pejë dhe Rugovë.
Ndryshe, gjatë vizitës në Pejë, Vjosa Osmani është takuar me struktura të partisë dhe kryetarin e Degës së LDK-së, Gazmend Muhaxheri.