Osmani: Nuk duhet të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve

06 mars 2025 | 10:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

“Kujtojmë Epopenë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dedikohet përkujtimit tonë të përbashkët, secilit dëshmor e martirë që ka dhënë jetën për Kosovën. Mbi të gjitha i kushtohet sakrificës guximit dhe trimërisë të treguar nga familja Jashari. Ata luftuan shumë më gjatë sesa përgjatë viteve të luftës, duke u shndërruar në emblemë të UÇK-së, dhe duke i shndërruar kullat e Jasharëve në simbol të një kalaje të lirisë, që edhe sot e mbron Kosovën”, tha Osmani.

Ajo ka theksuar se asnjëherë nuk duhet të harrojmë dhe as të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.

“Edhe fëmijët tanë inspirohet për rrugën përpara për mbrojtën e lirisë mbi të gjitha na përkujtohet se sa i lartë ka qenë për të fituar lirinë tonë. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë as të devijojmë nga rruga e shtruar me sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve, gjithnjë kjo rrugë do të shërbejë si dritë udhërrëfyese për forcimin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesor i nderuar, po e realizojmë këtë intervistë dhe po…