Osmani: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë (video)

09 gusht 2023 | 15:04

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar futbollistët e reja nga klubet “Prishtina” dhe “Brezovica”.

Ajo gjatë ditës së sotme do ta përcjellë një ndeshje miqësore që do të realizohet mes këtyre dy klubeve.

Përmes një video-live në rrjetin social “Facebook”, Osmani u ka bërë thirrje bën thirrje vajzave të Kosovës që të merren me sporte dhe me aktivitete sportive.

“Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund ti arrijnë”, është shprehur Osmani.

Më tutje, Osmani ka uruar Kosovare Asllanit në Kupën e Botës me kombëtaren e Suedisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare ish-rektori dhe profesori…