Osmani nuk tregon a do të vazhdojë të jetë anëtare e LDK-së
22 qershor 2020
| 13:32
Dy ditë pas shkarkimit të saj nga pozitat udhëheqëse në LDK, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se a do të vazhdojë të jetë anëtare e thjeshtë e partisë së Isa Mustafës.
E pyetur nga “Kosovapress” për këtë çështje, Osmani duke mos dashur të përgjigjej ka thënë se e rikonfirmon secilën fjalë që e ka shkruar të shtunën në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, ka thënë ajo pas vizitës në Obiliq.