Osmani pajtohet me qëndrimin e Viola von Carmonit se rrëzimi i qeverisë do të jetë katastrofë për Kosovën

19 mars 2020 | 14:20

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Carmon Taubadel, ka thënë se do të jetë katastrofë për Kosovën nëse Lidhja Demokratike e Kosovës do të procedojë me mocion për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin”, ka shkruar në ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

E një qëndrim i tillë i ka pëlqyer edhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, duke treguar kështu se është kategorikisht kundër mocionit të cilin synon ta procedojë në Kuvend partia e saj.

Osmani në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së LDK-së ka votuar kundër inicimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Inicimi i këtij mocioni ka ndodhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të MPBAP-së nga kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka deklaruar se tanimë po shihet…