Osmani para deputetëve: Vetëm uniteti është përgjigjja e duhur për ta mbrojtur sovranitetin tonë
15 dhjetor 2023
| 11:34
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur fjalimin e saj vjetor si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në fjalimin e saj, Osmani ka thënë se Kosova në asnjë rast nuk do të largohet nga aspiratat e saj për shtet ligjor.
Ajo ka thënë se Serbia me veprimet e saj po godet gjithë Evropën.
Osmani ka deklaruar se pavarësisht nga synimet e Serbisë “ne jemi këtu”. “Këtu do të jemi gjithmonë për
t’u bërë gardian i republikës sonë”, është shprehur Osmani.
Ajo ka thënë në situata të tilla duhet të ketë unitet të brendshëm politik.
“Vetëm uniteti është përgjigja e duhur për ta mbrojtur sovranitetin tonë”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se fuqizimi i aleancave do të jetë prioritet i punës së saj.