Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës

25 nëntor 2024 | 16:51

Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, ka përmendur të arriturat e Kosovës dhe mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e pareshtur të tyre.

Ajo ka thënë se Kosova nga një vend i djegur deri në hi është shndërruar në shtetin më demokratik në rajon, e në një vend që jep siguri te vendet tjera, kur dikur merrte atë.

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë vizitave anë e kënd botës është kur flas m studentë, kam qenë profesoreshë juridike më parë, pra është diçka që me të vërtetë më mungon. Është kënaqësi të jem në Kanada, dhe jam falënderuese për mbështetjen që Kanadaja në vazhdimësi i ka dhënë njerëzve të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se njerëzit e Kanadasë i qëndruan krah popullit të Kosovës gjatë luftës.

“Në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah nesh. Njerëzit e Kanadasë ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës, dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen e thellë që kemi ndaj jush, që gjithsecili nga ju hapi zemrat dhe dyert për ne”, ka thënë ajo.

Më tutje, Osmani ka thënë se Kosova është kthyer nga një shtet i shkrumbuar, në një që ka demokracinë më të fortë ë rajon.

“Në 25 vjet ne jemi bërë një shtet që dikur merrte siguri, tani po jep atë. Jemi kthyer nga një shtet që ishim të shkrumbuar, në një shtet që ka demokracinë më të fortë në rajonin tonë. Kemi popullsinë më të re në Evropë, një nga asetet tona më të shkëlqyera, kemi gjeneratën e re të edukuar, punëtorë të cilët janë gati të kontribuojnë jo vetëm për Kosovën por edhe jashtë saj”, ka thënë presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas suksesit të ngushtë ndaj Romës, mbrojtësi i Napolit, Amir…