
Osmani paraqiti vërejtje për draftin e Asociacionit, Kurti nuk deklarohet për media pas përfundimit të takimit me Sorensenin
17 mars 2025
| 13:37
Kryeministri Albin Kurti, nuk është deklaruar për medie pas takimit me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.
Kurti ka dalë nga ndërtesa e qeverisë kosovare ndërsa nuk u deklarua mbi ecurinë ose përmbajtjen e bisedimeve me Sorensen.
Ndërsa nga Presidenca e Kosovës është njoftuar se mes tjerash Vjosa Osmani i ka prezantuar “vërejtjet” për draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
Mes tjerash, ajo ka kërkuar “trajtim të barabartë” në dialog si dhe heqjen e sanksioneve ndaj vendit të vendosura tash e gati dy vjet.