Osmani parashikon derbin Drita – Gjilani

15 shkurt 2019 | 22:13

Mbrojtësi i Dritës, Përparim Osmani për “Epokën e re”, ka thënë se skuadra kampione e Superligës do të triumfon në derbin ndaj Gjilanit.

Kjo do të jetë ndeshja e parë për Osmanin pa rikthimit te Drita. Mbrojtësi në fjalë është huazuar nga Prishtina për gjatë muaj në skuadrën gjilanase.

“Ndeshjet hapëse  pas një pushimi bukur të gjatë e kur kësaj ia shtojmë edhe vlerën e ndeshjes derbi, mund të themi se nuk është e lehtë dhe që mund  prodhoj gjithçka. Megjithatë kemi bërë përgatitjet e duhura dhe nuk na mbetet gjë tjetër veç se të japim maksimumin dhe të triumfojmë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme”, ka thënë Osmani.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve në…