Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Vizioni i tij ishte largpamës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas homazheve te varri i ish-pesidentit Ibrahim Rugova, ka thënë para medieve se presidenti Rugova ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit.
“Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bash të gjithë qytetar e Kosovë për liri, pavarësi dhe demokraci por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumit pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s i cili edhe e ndihmoj çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoj edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka theksuar se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës.
“Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikes dimenzionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, është shprehur Osmani.