Osmani, pas letrës së Bidenit drejtuar Vuçiqit: E vetmja rrugë, njohja reciproke

07 shkurt 2021 | 17:34

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden dërgoi në drejtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e ku pati një porosi edhe për njohjen e shtetit të Kosovës.

Osmani ka thënë se qëndrimi i Bidenit në lidhje me dialogun është i qartë dhe se e vetmja rrugë është njohja reciproke.

“E mirëpres qëndrimin e qartë të Joe Biden në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. Padyshim se e vetmja rrugë përpara në dialog është marrëveshja e njohjes reciproke” ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se kjo qasje e duhur ka munguar që nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Një qasje që ka munguar që nga fillimi i dialogut, një qasje që duhet që të ketë përfundim të suksesshëm”, ka shkruar ajo.

Pas letrës që Joe Biden i ka drejtuar të parit të Serbisë ka ngjallur reagime të shumta, teksa shumë nga personalitetet kosovare e mirëpritën atë, ndërsa në Serbi vazhdojnë të deklarohen kundër njohjes së Kosovës dhe se sipas tyre një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë të dielën, në moshën 67-vjeçare, legjenda e…