Osmani pas përshëndetjes me Trumpin: Jemi të përkushtuar ta forcojmë aleancën tonë

26 prill 2025 | 20:23

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, ka përshëndetur presidentin amerikan, Donald Trump.

Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i palëkunduri dhe me i rëndësishëm i Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi ta takosh presidentin Donald Trump dhe t’ia përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën”.

“Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë”, shkroi Osmani në rrjetet sociale.

Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të ShBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit dramatik në xhiron e kaluar ndaj Feronikelit 74,…