Osmani pas takimit me Bidenin: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

27 shtator 2024 | 11:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sërish një fotografi ku shihet pranë presidentit amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA-së, Jill Biden.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, krahas kësaj fotografie është shprehur se kjo është aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë.

Gjithashtu, Osmani ka shprehur falënderimin e saj për Bidenin dhe Zonjën e Parë për siç tha ajo, mikpritjen dhe bashkëbisedimin.

“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë. Faleminderit presidentit Biden dhe Zonjës së Parë, dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.T.Sh. “Blini” Muharrem Kukaj B.I. Shpall të pavlefshme certifikatën e…