Osmani pas takimit me Dendias: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe procesin e dialogut me Serbinë
12 mars 2023
| 12:45
Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se me ministrin Dendias kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë.
“Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon. Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Presidentja ka bërë të ditur se kjo është vizita e gjashtë e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Kosovë.