Osmani pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë: Përkushtim i përbashkët për avancimin e demokracisë
04 shtator 2023
| 16:56
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Osmani, ka theksuar se është përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë.
“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë”.
“Falënderoj për diskutimet përmbajtjesore kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.
Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri është takuar edhe me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.