Osmani pas takimit me ministrin turk: Folëm për potencialin e bashkëpunimit në mbrojtje e politikë të jashtme
06 shtator 2024
| 15:51
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takimin që kishte me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, e ka falënderuar atë për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës në çdo etapë.
Osmani ka thënë se me Fidanin kanë biseduar për potencialin e bashkëpunimit, përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.
“Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.