Osmani pas takimit me Novakun: Raportet tona kanë bazament të fortë historik

13 shtator 2022 | 14:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Hungarisë janë ndërtuara mbi një bazament të fortë historik.

Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka shtuar se, ajo ka ritheksuar urgjencën që Bashkimi Evropian të vendosë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Raportet tona me Hungarinë janë të ndërtuara mbi një bazament të fortë historik, të cilat Kosova është e përkushtuar t’i forcojë në përfitim të qytetarëve tanë”, ka thënë ndër tjerash Osmani.

Postimi i plotë:

Raportet tona me Hungarinë janë të ndërtuara mbi një bazament të fortë historik, të cilat Kosova është e përkushtuar t’i forcojë në përfitim të qytetarëve tanë.

Prandaj ishte nder që bashkë me Prindonin të mirëprisnim në Kosovë Presidenten hungareze Katalin Novák së bashku me Zotëriun e Parë të Hungarisë z. Veres Istvan Atta. Me presidenten hungareze e cila po e viziton Kosovën në fillim të mandatit të saj, biseduam për nevojën e mbështetjes së ndërsjellë në kalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe avancimin e rrugës euro-atlantike për vendin tonë.

Ritheksova urgjencën që Bashkimi Evropian të vendosë pro liberalizimit të vizave për Kosovën përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, duke kërkuar kështu përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka…