Osmani pas takimit me Nulandin: Kosova nuk ka aleate më të madhe se ShBA-në

11 nëntor 2021 | 15:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  gjatë vizitës në ShBA është takuar me nënsekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland, takim të cilin e ka cilësuar si produktiv, duke deklaruar se Kosova nuk ka aleate me të madhe se ShBA-në.

“Një takim mjaft produktiv me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland për të riafirmuar angazhimin afatgjatë të dy vendeve tona ndaj partneritetit dhe vlerave të përbashkëta. Kosova nuk ka aleate më të madh se ShBA-në dhe unë mezi pres të punoj së bashku për siguruar që ne edhe më tej të kontribuojmë për paqe dhe demokraci”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Presidentja Osmani gjatë vizitës në ShBA është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit amerikan të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Klinë dhe…