
Osmani pas takimit me senatorët amerikanë: Do t’i zbatojmë marrëveshjet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters, ka thënë se Kosova është partnere strategjike e ShBA-së.
Ajo ka garantuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog dhe nuk do t’ju ikë detyrimeve të saj.
“Ky takim i sotëm vjen nga vizita që kisha në ShBA. Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është e rëndësishme dhe ekzistanciale”.
“Të dy dhomat e Senatit kanë luajtur rol kyç. Kosova është partnerë kyç i ShBA-së. Kosova luajtur kyç edhe në politikën e jashtme, duke vënë sanksione ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë si dhe strehimi i refugjatëve sirianë e afganë”.
“Sa i përket marrëveshjes në Bruksel dhe Ohrit, Kosova nuk do t’i ik detyrimeve të saj. Kosova do t’i zbatojë të gjitha detyrimet e saja që janë si rezultat i dialogut. Multietniciteti është vlerë e mishëruar në Kushtetutën tonë”, ka thënë Osmani. /EO