Osmani pas tërmetit në Turqi: Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje edhe nëpërmjet FSK-së
06 shkurt 2023
| 10:12
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë.
Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së.
“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka theksuar presidentja Osmani.