Osmani pasi ia dorëzoi detyrën Konjufcës: Dita e sotme, realizim i vullnetit qytetarë
Vjosa Osmani i ka uruar punë të mbarë Glauk Konjufcës si ushtrues i detyrës së presidentit dhe kryeparlamentar.
Osmani ka thënë se ka qenë nder i jashtëzakonshëm që ka udhëhequr Kuvendin gjatë legjislaturës së shtatë.
“Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh u.d. president, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë. Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Osmanit:
Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh u.d. president, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë.
Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion.
Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetarë të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit. Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta.
Na priftë e mbara!