Osmani për deklaratën e Macronit: Kemi diskutuar në Granada, besoj në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka diskutuar për të gjitha çështjet në vend gjatë vizitës në Granada.
Këto komente ajo i bëri, kur u pyet nga Ekonomia Online, që të deklarohet rreth pohimit të presidentin francez për çështjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Madje e para e shtetit tha se beson në mirëkuptim për tejkalimin e sfidave.
“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macroon gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”, ka pohuar ajo.
Përderisa kur u pyet për vizitën muajin e ardhshëm në ShBA, Osmani tha se për këtë çështje do të
deklarohet në një moment tjerë.
“Ndoshta në një moment tjerë do të mund të deklarohemi më në detaje për këtë çështje”.