Osmani për dënimin e Krivaqës: Mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

04 gusht 2023 | 14:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin me burg të përjetshëm për Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në një postim në “Facebook”, Osmani ka thënë se ky dënim duhet të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Bliken, gjatë mbledhjes së Këshillit…