Osmani për Fitër Bajram: Kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit

30 mars 2025 | 10:58

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Ajo uroi të gjithë besimtarët myslimanët, duke bërë thirrje që kjo frymë e solidaritetit të përcillet gjatë tërë vitit.

“Është nder që nga Bashkësia Islame e Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët: me fat Bajrami me shpresën që lutjet e tyre tw jenë pranuar. Shpresoj që kjo festë, por edhe gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për të gjithë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarë të…