Osmani për Hotin: Në Kuvend e quajti PAN-in bandë mafioze, sot qeveris me ta
23 qershor 2020
| 13:45
Derisa në Kuvend prej orësh po diskutohet se a është gjuhë joparlamentare përdorimi i termit “kryeministri koti” nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se Avdullah Hoti e kishte quajtur qeverinë e PAN-it “bandë mafioze”, e tash qeveris me ta.
Pas një debati disa orësh në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për nënshkrimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare, ku kryesisht është folur për fjalën “koti”, fjalën e ka marrë kryeparlamentarja Vjosa Osmani.
“Zotëriu që tash është kryeministër, e ka quajtur qeverinë PAN-i bandë mafioze, e sot qeveris me ta. Nuk është kërkuar përjashtim i tij nga seanca”, ka thënë Osmani.