Osmani: Për koalicion vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

15 janar 2020 | 13:51

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë se për koalicionin me Vetëvendosjen do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Ajo ka thënë se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të ndodhë shumë shpejt sepse nuk ka kohë për të humbur.

“Për këtë çështje do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe përfundimisht deputetët që e kanë edhe legjitimitetin qytetar. Është në ndërgjegjen dhe vullnetin e secilit anëtar të Këshillit dhe besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë që e kanë detyrën sipas statutit”.

“Kam deklaruar dje dhe e përsëris që për propozime të tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm do të bisedojmë me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat. Nuk mund të paragjykoj mendimin e anëtarëve sepse secili ka mandat dhe përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Më tutje, ajo ka thënë se qëndron ende prapa mendimit të saj të djeshëm ku ka bërë pyetje për ata që po e bllokojnë koalicionin LV-LDK: “Çfarë do ju duhet partia kur nuk do të ketë më Kosovë?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i…