Osmani për medaljet olimpike: Krenari e jashtëzakonshme
30 korrik 2024
| 21:15
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Laura Fazliun e cila arriti t’i sigurojë vendit medaljen e dytë olimpike në Lojërat Olimpike në Paris.
“Medalja e dytë olimpike për Kosovën. Krenari e jashtëzakonshme që na sollën xhudistja Laura Fazliu, trajnerja e saj Majlinda Kelmendi dhe maestro Toni Kuka Faleminderit pafundësisht!”, ka shkruar Osmani.